Sa shumë pretendentë për Mattia Perin të Genoas

Futboll

Sa shumë pretendentë për Mattia Perin të Genoas

Më: 8 prill 2018 Në ora: 14:27
Mattia Perin

Ai i luajtur ndaj Sampdorias dhe i mbyllur në barazim pa gola mund të jetë derbi i fundit për Mattia Perin me fanellën e Genoas.

Portieri 25-vjeçar ka disa oferta të rëndësishme, por nuk e shpreh hapur vendimin për t’u larguar dhe në fund të derbit deklaroi se ne verë do të ulet për të biseduar për të ardhmen me drejtuesit e klubit.

Për Perin është Napoli në “pole position” dhe oferta për Genoan është 15 milionë euro.

Interes ka shprehur edhe Milani, Atletico e Madridit dhe Sevilla, të cilët mund të rrisin çmimin e kartonit të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat