Pikë të mëdha për Vëllaznimin, Drenica dështoi nga penalltia

Futboll

Pikë të mëdha për Vëllaznimin, Drenica dështoi nga penalltia

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2018 Në ora: 15:54
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi nga Gjakova fitoi tri pikë të mëdha në përballje me Drenicën nga Skenderaj, duke shënuar fitore minimale me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drenica ka mundur lehtë të kthehet me një pikë, sikurse Genc Hamiti të ishte i saktë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portën në minutën e 68-të. 

Në pjesën e parë të takimit përkatësisht në minutën e 24-të siguruan fitoren me golin e Lekë Vulës. Vëllaznimi tani për tani është në vend të nëntë me 35 pikë, një me pak se Drenica një pozitë më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat