Liverpool ende s’ka skuadër për ta fituar Premier Ligën

Futboll

Liverpool ende s’ka skuadër për ta fituar Premier Ligën

Më: 9 prill 2018 Në ora: 22:46
Paul Ince

Liverpool mund të jetë një skuadër që di të sfidojë në Ligën e Kampionëve, por jo edhe në Premier Ligë

Reds shihen si njëra prej skuadrave më të mira këtë sezon në Evropë, por në kampionatin vendorë mos vazhdimësia e tyre ka bërë që ata të mos shpresojnë për titull të kampionit.

Reds kanë qenë “heroik” këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe janë 90 minuta larg kualifikimit në gysmëfinale ku shkojnë me një avantazh të madh në City këtë javë.

“Faktet flasin vetvetiu. Manchester City do ta fitojë Premier Ligën me një diferencë prej 18 – 20 pikë që është shumë nga 38 ndeshje. Njerëzit mund të thonë se ata janë këtu për shkak se nuk kanë pasur presion nga gara”, tha Paul Ince.

“Por, kur e shikoni Liverpoolin, kemi ende pyetje për vazhdimësinë e rezultateve të tyre. A munden ata të shkojnë në Watford në Vicarage Road për të treguar autoritetin e tyre dhe për të marrë tri pikë? Ata arritën javën e kaluar në Crystal Palace. Por, të mposhtësh Spurs dhe Manchester United është mbi të. Manchester City i janë përgjigjur këtyre pyetjeve. Liverpool kanë treguar shenja se munden – por ata po ashtu treguar se ende nuk janë gati, sidomos para periudhës së Krishtlindjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat