Asensio: Zidanen e kisha idhull, mbaja posterin e tij në dhomë

Futboll

Asensio: Zidanen e kisha idhull, mbaja posterin e tij në dhomë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 00:29
Asensio ka respektin maksimal për Zidanen

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio ka zbuluar se si ai kishte një poster të trajnerit aktual Zinedine Zidane në dhomën e tij kur ai ishte fëmijë.

22-vjeçari u bashkua me Madridin nga Real Mallorca në vitin 2014 dhe në 12 muajt e fundit është rritur duke marr një rol kryesor në Bernabeu.

Në kohët e fundit u fol për raporte jo të mira të spanjollit me Zidanen, pasi edhe përkundër shkëlqimin nuk po luante titullar, por Asensio ka thënë se nuk ka asgjë kundër francezit, të cilin e kishte idhull në fëmijëri.

“Kam pasur një poster të Zidanes në dhomën time, ai ishte idhulli im kur isha i vogël”, ka thënë Asensio në një intervistë me Jorge Valdano për BeIn Sports.

“Ai kishte një hijeshi të tillë dhe shumë talent dhe gjithçka që më pëlqente te futbollistët, ai tregoi në fushë”.

Tutje, Asensio ka folur edhe për tema tjera ku pret që skuadra e tij të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve dhe synon ta fitojë përsëri trofeun.

Asensio foli edhe për lojën e tij, ku ka shtuar se tani ndihet më i pjekur, teksa pret ftesë edhe nga Spanja për Kupën e Botës.

Ndryshe, spanjolli është shumë i kërkuar edhe në afatin kalimtar veror dhe nuk përjashtohet një largim i tij nga Santiago Bernabeu gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat