De Biasi: Juventus dhe Roma nuk kanë gjasa të kalojnë tutje

Futboll

De Biasi: Juventus dhe Roma nuk kanë gjasa të kalojnë tutje

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:28
Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë De Biasi

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë nuk beson në një rikthim të dy ekipeve italiane. Juventus dhe Roma kanë pësuar humbje të thella në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juve është mposhtur në shtëpi nga Real Madridi 0:3, kurse Roma ka pësuar në Camp Nou nga Barcelona 4:1.

Sipas Gianni De Biasit, ka dallim të madh në kualitetet e skuadrave tjera evropiane me ato italiane dhe si Juve ashtu edhe Roma nuk do të kenë mundësi të shkojnë më tutje këtë vit.

“As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen. Ekziston një dallim i madh teknik kundrejt Barcelonës dhe Real Madridit”, ka thënë De Biasi.

“Ekipet tjera kanë ecur shumë përpara në aspektin financiar. Lojtarët e mëdhenj nuk preferojnë më skuadrat italiane”.

“Jashtë Italisë vetëm Juventusi ia ka dalë të shkojë deri në fund, por dy herë ka pësuar. Të përballesh me një realitet tjetër, më superior, bëhet shumë më e vështirë”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat