E ardhmja e Simeones

Futboll

E ardhmja e Simeones

Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:49
Diego Simeone

Diego Simeone ka mohuar të gjitha zërat për ndonje largim te mundshëm nga skuadra e Atletiko Madridit.

“E ardhmja ime? Unë jam duke qëndruar te Atletico”, u përgjigj shkurt e qartë Simeone rreth pytjes për të ardhmen e tij, raporton KosovaPress.

Më pas ai foli edhe për klubin e tij aktual duke deklaruar se Atletiko Madrid është një klub i madh.

“Ky është një klub i madh dhe ne po rritemi. Unë jam krenar me nivelin e këtij klubi,  ne kemi konkuruar kundër dy superfuqive si Real Madrid dhe Barcelona dhe  kemi mbajtur hapin me të dyja skuadrat”, përfundoi Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat