Simeone ka mohuar të gjitha zërat

Futboll

Simeone ka mohuar të gjitha zërat

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:03
Diego Simeone

Diego Simeone ka mohuar të gjitha zërat për ndonjë largim te mundshëm nga skuadra e Atletiko Madridit.

“E ardhmja ime? Unë jam duke qëndruar te Atletico”, u përgjigj shkurt e qartë Simeone rreth pyetjes për të ardhmen e tij.

Më pas ai foli edhe për klubin e tij aktual duke deklaruar se Atletiko Madrid është një klub i madh.

“Ky është një klub i madh dhe ne po rritemi. Unë jam krenar me nivelin e këtij klubi,  ne kemi konkurruar kundër dy superfuqive si Real Madrid dhe Barcelona dhe  kemi mbajtur hapin me të dyja skuadrat”, përfundoi Diego Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat