Sinjali sizmik që shkakton Lionel Messi

Futboll

Sinjali sizmik që shkakton Lionel Messi

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:40
Lionel Messi

Kur Lionel Messi shënon një tjetër gol të mrekullueshëm, qyteti i Barcelona-s tundet me kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Shkencëtarët kanë instaluar një sizmometër pranë Camp Nou dhe ai kap vibrimet sa herë që turma e stadiumit feston një gol.

Në grafikë duket qartë momenti kur të gjithë tifozët kërcejnë lartë e poshtë.

Dhe sizmografia që mbase ka kapur momentin historik të përmbysjes së Barcelona-s ndaj Paris Saint-Germain në sezonin e kaluar.

Camp Nou gjithashtu është një ambient ku zhvillohen koncerte të ndryshme, por energjia që krijohet është më e madhe pasi është shumë e fortë për festimet e golit ndërsa në koncerte ajo është më konstante.

Vala është rreth 1-10Hz ndërsa në koncert roku është me strukturë harmonike.

Sizmometri është vendosur 500 metra larg stadiumit pikërisht në bodrumin e institutit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat