Guardiola: Përgëzime Liverpoolit

Futboll

Guardiola: Përgëzime Liverpoolit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 23:44
Pep Guardiola Jurgen Kloop

Pep Guardiola ka përgëzuar ekipin e Liverpoolit dhe i ka uruar fat në gjysmëfinale të Champions League

Liverpooli tregoi forcën edhe në ‘Etihad’ duke e mposhtur Cityn me rezultat 2:1.

“Ju nuk mund të gjeni një ekip që mban formën e njëjtë për 11 muaj. Futbollistëve u jap meritë për paraqitjen e tyre ndaj United dhe 45 minutat e para sot”, u shpreh pas ndeshjes Guardiola.

“Kemi pasur 10 muaj të jashtëzakonshëm. Duhet të rigjejmë veten për 6 ndeshjet e mbetura. Dhjetë muajt tanë ishin të jashtëzakonshëm.

“Në këtë garë, ekipet janë aq të barabarta sa që ndikimi i vendimeve të gjyqtarëve është shumë i rëndësishëm. Por, do të tentojmë prapë sezonin e ardhshëm.

“Përgëzime të mëdha Liverpoolit, të shpresojmë se ata e përfaqësojnë mirë Anglinë në gjysmëfinale,”. /Periskopi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat