AS: Turp historik i Barcelonës!

Futboll

AS: Turp historik i Barcelonës!

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Mediat sportive masakrojnë Barcelonën pas eliminimit: Dukej si Krotone, Mesi një fantazëm. As tifozi më i çmendur i Romës, nuk do e kishte çuar ndërmend atë përmbysje spektakolare të kryeqytetasve dhe dominimin total të tyre ndaj yjeve të Barcelonës. Opinioni sportive ka mbetur i mahnitur nga ndeshja ndeshja e mbrëmshme dhe shtypi sportiv ia ka faturuar të gjithë suksesin Romës, që i bëri spanjollët të dukeshin si Crotone.

Ja disa nga titujt e shtypit sportive, për eliminimin e Barcelonës dhe triumfin e çmendur të Romës:

Gazzetta dello Sport: “Mbrëmje e mrekullueshme. Në fillim, nuk e besonte askush. Roma shënoi tre gola pa vuajtur fare. Me një Xheko stratosferik, me një Manolas homerik dhe një Di Françesko që shndërroi ëndrrën në realitet. Roma është mes 4 më të mirëve të Europës.

Corrierre dello Sport: “Një Romë përrallore. Pas një ndeshjeje fantastike, unike dhe speciale, Xheko dhe shokët e tij i dhanë tifozëve një fitore të çmendur. Një 3-0 që turpëron Barcelonën e Mesit. Meritë e të gjithëve dhe veçanërisht e Di Françeskos, që zbriti në fushë me një 3-5-2 që bllokoi Barcelonën. Punën ia bëri të lehtë edhe “fantazma Meesi”, i cili u kufizua nga lëvizjet perfekte të mbrojtjes së Romës”.

gazeta2

L’Equipe: “Në Romë u pa një Romatadë. Pasi përmbysi humbjen 4:1 ndaj PSG, Barcelona provoi se çfarë do të thotë të të përmbysin rezultatin. Roma arriti të pamendueshmen duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona nuk njihej”.

Olé: “Një ekip që nuk lufton për titullin në një vend që as nuk do të shkojë në Botëror, lë jashtë Champions-it Barcelonën. Goditje e rëndë për Messin. Çfarë i ndodhi Barcelonës? Një rënie forme në momentin kyç të sezonit. Përveç Ter Stegenit, asnjë lojtar i skuadrës katalanase nuk u paraqit mirë”.

TUTTOSPORT:  “Romantada! Roma një përmbysje e çmendur”.

Tuttosport

MUNDO DEPORTIVO “Fundi i Barcelonës në Romë”. SPORT “Barcelona bie në Romë”

AS “Turp historik i Barcelonës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat