Valverde: Nga minuta e parë në të fundit, Roma në e “mori frymën”…

Futboll

Valverde: Nga minuta e parë në të fundit, Roma në e “mori frymën”…

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:58
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde pranoi se Barcelona nuk ishte mjaft mirë për të mundur Romën, pasi të gjithë mbetën të habitur nga humbja 3-0 e çerekfinales së kthimit në “Olimpico”, e cila e rrëzoi skuadrën katalanase nga Liga e Kampionëve.

Fitorja 4-1 në “Camp Nou” nuk rezultoi e mjaftueshme që Barça të kualifikohej mes katër skuadrave më të mira të kontinentit për këtë edicion. Të besuarit e Valverde u shkatërruan në Romë, pasi golat e Edin Dzeko, Daniele De Rossit dhe Kostas Manolas e shuan përfundimisht ëndrrën e Champions-it të katalanasve që në çerekfinale.

Dhe trajneri Valverde nuk kishte asnjë justifikim për këtë disfatë të rëndë, duke pranuar se u dominuan tërësisht nga Roma e Eusebio Di Francesco. “Kur humbet kështu është gjithmonë e vështirë, – tha ai. – Por, është e thjeshtë të thuhet se kundërshtari ynë ishte shumë i fortë nga minuta e parë në të fundit. Roma ushtroi një presion të lartë në të gjithë fushën, çka e bëri të vështirë për të luajtur ndeshjen tonë. Kundërshtari fitoi topat e dytë, ndërsa koha e golave ??të tij ishte e rëndësishme.

Kjo ishte një ditë e keqe për ne. E vërteta është se Roma ishte shumë mirë, ndërsa ne nuk ishim. Kjo është një humbje e dhimbshme, nuk ka dyshim. Të gjithë ne kemi pasur dëshirën për të fituar këtë kompeticion, por Roma na eliminoi në çerekfinale. Ne kemi mbetur prapa në këtë rrugë, por nuk ka ilaç tjetër, përveçse të vazhdojmë me fitimin e dy trofeve të tjerë sezonalë, që do të jenë ngushëllim për këtë ditë të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat