Real Madrid, gati 400 milionë euro për Neymar

Futboll

Real Madrid, gati 400 milionë euro për Neymar

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:35
Neymar

Zërat kanë filluar të qarkullojnë natën e 6 marsit, kur PSG, ppavarësisht investimeve marramendëse të verës së kaluar, i tha lamtumirë para kohe Champions League-ës, ëndrra e ndaluar dhe fiksimi i madh i Nasser Al-Khelaifi, pronari i klubit francez.

Real Madrid spo kishte dalë fitimtar nga “Parku i Princave” dhe historia e dashurisë mes yllit Neymar dhe PSG-së po shkonte drejt fundit, por ndoshta nuk lindi kurrë. Pyetja është se cili është ai klub që mund t’i lejojë vetes të blejë një lojtar si Neymar, i paguar për 222 milionë euro më pak se një vit më parë?

Pikërisht ata që shuan ëndrrat e parisienëve, Real Madrid i Cristiano Ronaldo, një klub ku të gjithë yjet e futbollit do të donin të luanin. Zërat tashmë janë kthyer në siguri. Florentino Perez ka bërë gati goditjen e madhe: të kthejë brazilianin në Spanjë, me fanellën e madrilenëve.

Do të ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe një reklamë e fuqishme për imazhin e Real Madrid, që me një lëvizje do t’i jepte një mesazh të qartë dy rivalëve historikë, PSG-së, që në këto vite ka dashur t’i marrë skeptrin si më e mira e Europës me blerje milionere, dhe Barcelona-s, që e ka marrë Neymar në Europë dhe e ka përkëdhelur deri në lamtumirrën e papritur të verës së kaluar.

Sa kushton Neymar? Çmimi është fiksuar në 400 milionë euro (një shifër që mbulon edhe rrogën). Real është i vetëdijshëm për këtë dhe është gati të bëjë ofertën. Ndërsa po shijon të tashmen, presidenti Perez po mendon për të ardhmen: Cristiano Ronaldo është 33 vjeç dhe, pavarësisht rendimentit të jashtëzakonshëm, duhet gjetur pasardhësi i tij.

Neymar është emri i duhur. Kontrata e brazilianit me PSG skadon në 2022-in, por gjetja e një marrëveshje mbi rrogën e tij do të ishte problemi i fundit për “Los Blancos”. Sfida me “ish miqtë” e tij, Suarez dhe Messi, do të ishte tunduese për t’u refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat