Courtois kthehet në La Liga, kjo është skuadra e re

Futboll

Courtois kthehet në La Liga, kjo është skuadra e re

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:53
Thibaut Courtois

Ideja e “çemdur” e Atleticos së Madridit për sezonin e ardhshëm, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, është rikthimi në Madrid i portierit të Chlesea, Thibaut Courtois.

25-vjeçari belg mund të largohet gjatë verës nga skuadra e drejtuar nga Antoino Conte dhe “Los Colchoneros” janë të parët në listë për ta rrëmbyer portierin.

Ai konsiderohet alternativa kryesore për të zëvendësuar Jan Oblak, që mund të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës.

Sigurisht që për të kthyer belgun në Madrid duhet përgatitur oferta e duhur, pasi konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat