“Dështim total”, - titujt e mediave në Spanjë dhe Itali pas dështimit të Barcelonës

Futboll

“Dështim total”, - titujt e mediave në Spanjë dhe Itali pas dështimit të Barcelonës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:22
Messi

Duket se ishte një mbrëmje dështuese në Barcelonë derisa mediat spanjolle e kanë cilësuar “Dështim total” të Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Goal ka shikuar disa nga titujt e gazetave të Spanjës dhe Italisë pas eliminimit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Autopësia tashmë ka filluar.

Barcelona ka udhëtuar në kryeqytetin italian të martën në mbrëmje duke marrë 3 gola dhe rikthyer në Kataloni duarthatë edhe këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi dhe Co, ishin fitues 4-1 të ndeshjes së parë në çerekfinale kundër Romës dhe ishin me një këmbë në gjysmëfinale, por ndodhi e papritura dhe ata u eliminuan.

Megjithatë, një fitore 3-0 në Serie A në Stadio Olimpico ishte decizive dhe Roma kaloi tutje duke shkaktuar shumë emocione në Itali, por shumë zhgënjime në Spanjë.

Këto janë disa nga titujt e mediave italiane dhe spanjolle pas eliminimit të Barcelonës mbrëmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat