“Roma – Lazio do të jetë Superkupa e Evropës”

Futboll

“Roma – Lazio do të jetë Superkupa e Evropës”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:57
Foto nga ndeshja

Fundjavën e ardhshme do të jetë derbi më i zjarrtë i Italisë mes Lazio dhe Roma, por trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi në fillim duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit ndaj Salzcburg në çerekfinalet e Europa League dhe gjithashtu ka një ide origjinale…

Roma u kualifikua në gjysmëfinalet e Champions League, pasi eliminoi në mënyrë të pabesueshme Barcelonën dhe Lazio mund të shkojë në gjysmëfinalet e Europa League, sepse është favorit ndaj austriakëve pasi ka fituar 4-2 në ndeshjen e parë.

“Nuk mendoj për derbin sepse në fillim duam të kualifikohemi në Austri. Komplimentet e përzemërta Romës për atë që bëri ndaj Barcelonës. Uroj që mes nesh dhe tyre të ketë edhe një derbi në Superkupën e Europës, sepse i kemi të gjitha mundësitë për të fituar veprimtaritë ku marrim pjesë. Do të ishte historike për kryeqytetin tonë.” – deklaroi Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat