Reali me fat të madh, Juve me lot në sy, u rrëzua në fund! Bayerni baras me Sevillën

Futboll

Reali me fat të madh, Juve me lot në sy, u rrëzua në fund! Bayerni baras me Sevillën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2018 Në ora: 22:50
Cristiano Ronaldo

Juventusi bëri lojë të madhe dhe gati sa shembi Real Madridin! Në minutën e 90+8 shpërtheu festa në "Santiago Bernabeu", Reali ngushtoi humbjen në 1:3, që i mjaftoi të shkoi më tej falë fitores në takimin e parë në Torino me rezultat 3:0. Reali u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4:3, por edhe eliminimi i Juves pothuajse ka qenë i padrejtë në çastet e fundit, kur edhe portieri Buffon u ndëshkua me karton të kuq.  

Bukuri e futbollit apo jo! Kjo është Champions League e paparashikueshme! Në "Santiago Bernabeu", atmosferë drithëruese, kampioni i Italisë dhuroi spektakël, ndërsa Real Madridin e kaploi stresi që nga minuta e dytë.

Reprezentuesi kroat, Mario Manxhukiq, në formën më të lartë, i pakapshëm për mbrojtjen e Realit. Në minutën  e dytë, Sami Khedira sikurse me milimetër harkoi, kurse Manxhukiq nga afërsia me kokë goditi aq bukur e saktë dhe shtang portierin Navas, 0:1.

Në minutën e 37-të, zvicerani Lichtsteiner asistoi për mrekulli, Manxhukiq sërish protagonist, me kokë tund portën e Navasit, 0:2. Real Madridi pati disa mundësi përmes Bales dhe Varane ka qenë i pafat pikërisht në minutën e 45+2. Ai ishte afër për ta ngushtuar epërsinë, por goditja e tij me kokë u ndalë në tërthorëse.

Në pjesën e dytë të takimit, trajneri i Realit, Zinedine Zidane, bëri dy ndërrime, largoi Casemiron dhe fut Lucasin dhe në vend të Bales Asension. Në minutën e 61-të, veprim i shpejt i "Zonjës së vjetër", ndërsa mbrojtja e Realit pothuajse e shpërqendruar dhe Blaise Matuidi nga afërsia thellon epërsinë në 0:3,  gëzim i madh të skuadra italiane dhe heshtje te tifozëve te Realit.

Në minutën e 90+3, kur të gjithë ishin duke pritur që loja do të shkojë në vazhdime, gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti nga Mehdi Benatia në Lucas Vazquez. Penallti e dyshimtë, kurse portieri Buffon u përjashtua nga loja pas ankesave të shumta. Në minutën e 90+8, Cristiano Ronaldo me qetësinë e tij ngushtoi humbjen, por edhe goli tij ishte si ari, kualifikoi Realin në gjysmëfinale, kurse Juve me lot në sy lëshoi fushën, mëkat që u eliminuan sepse meritoi më shumë. 

Bayerni Munihu është kualifikuar në gjysmëfinale, megjithatë pati mjaft telashe me Sevillën e papërshtatshme.  Sfida në "Allianz Arena" në Munih përfundoi baras (0:0), por Bayerni falë fitores në udhëtim me 2:1 në ndeshjen e parë është kualifikuar më tej. 

Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Reali. Roma, Liverpooli, Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat