Braziliani i Barçës s’e mendon rikthimin, do të qëndrojë tek Interi

Futboll

Braziliani i Barçës s’e mendon rikthimin, do të qëndrojë tek Interi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:03
Rafinha Alcántara

Rafinha Alcántara kaloi në janar, në formë huazimi, nga Barcelona tek Interi. Mesfushori-sulmues është përshtatur shpejt dhe në mënyrë të kënaqshme me dinamikën e klubit lombard, si dhe me kampionatin italian.

Prova më e mirë është se nuk kishte shumë kohë për t’u bërë i domosdoshëm në mekanizmat e Luciano Spalletti. Mesa duket, Rafinha nuk po mendon të kthehet në “Camp Nou”, por më tepër të zgjasë karrierën e tij tek Interi.

Përkundër faktit se zikaltrit nuk kanë siguri që të fitojnë një vend për të luajtur edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe se lojtari është në huazim tek Interi, me opsionin për t’u blerë (35 milionë euro, plus 3 milionë në formë variablash), Rafinha nuk duket të ketë dyshime në lidhje me atë se cila është e ardhmja e tij.

“Doja të vija tek Interi nga momenti i parë dhe tani dua të rri këtu”, – tha Rafinha në një deklaratë për “Premium Sport”, duke u pozicionuar shumë qartë. Ndërkohë, klubi zikaltër, nuk ka vendosur ende mbi opsionin e blerjes.

Opsioni është i detyrueshëm, nëse ekipi arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Një objektiv që për momentin është larg një pikë. Por burimet e klubit lombard kanë sugjeruar se Interi mund të propozojë një ulje të marrëveshjeve të dakorduara në atë kohë me Barcelonën, për të marrë shërbimet e lojtarit, nëse nuk arrijnë të kualifikohen për konkurrencën maksimale kontinentale të klubeve.

Ndërkohë, Rafinha gëzon trajektoren e vëllait të tij te Bayern Munich: “Më favoriti për ta fituar Champions-in është vëllai im, Thiago”, – u përgjigj braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat