Zhgënjimi

Futboll

Zhgënjimi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:04
Gianluigi Buffon

Ishte një natë e hidhur për Juventusin dhe shumë e hidhur për Gianluigi Buffon, i cili ndoshta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, në Madrid. Konkurrenca që kurrë nuk e ka fituar dot, duke përjetuar humbjen e tri finaleve.

Portieri i Juventusit, përveç shpërthimit të ashpër kundër gjyqtarit Oliver, i cili e dëboi atë me karton të kuq për shkak protestash te rasti i penalltisë, në fund të ndeshjes, gjithashtu, ka lënë një qasje të qartë në lidhje me vendimin për “t’i varur dorezat” në fund të këtij sezoni.

“Jam i krenuar të jem kapiten i Juventusit, por zhgënjimi më i madh është të ndalem së luajturi, të largohem nga këta njerëz, por jeta vazhdon”, – pranon Buffon për “Juventus TV”. Pra, numri një i bardhezinjve është duke e mbyllur me një dëshirë dhe një ftesë për shokët e tij: “Shpresoj t’u kem përçuar diçka që t’u vlejë. Të më falënderojnë”.

Në këtë pikë, me pak fjalë, vendimi duket se është marrë. Mirëbesimi i Gianluigi Buffon ndaj futbollit po bëhet gjithnjë e më i afërt. Tani, gjithçka që mbetet, është të presësh vendimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat