Maliqi: Jemi në të njëjtën situatë me Gjilanin

Futboll

Maliqi: Jemi në të njëjtën situatë me Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:25
Maliqi: Jemi në të njëjtën situatë me Gjilanin

Gjilani me kryetrajnerin e ri, Alban Hyseni, do ta presin nesër (15.00) Feronikelin nga Drenasi, në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. Behar Maliqi, prej futbollistëve më të mirë më vendin tonë, me Feronikelin kërkojnë vetëm tri pikë në Gjilan. “Jemi në të njëjtën situatë me Gjilanin. Besoj që do të jetë ndeshje e barabartë, ne shkojmë për tri pikë që me qenë sa më afër kreut të tabelës. Por nuk do të jetë e lehtë sepse Gjilani është ekip shumë e mirë. Ne shkojmë për tri pikë si në çdo ndeshje”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Behar Maliqi. Pas 26 jave Feronikeli është në vend të pestë me 40 pikë, ka një me shumë se Gjilani që renditet i shtati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat