Granit Xhaka mungon në takimin e sotëm

Futboll

Granit Xhaka mungon në takimin e sotëm

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:17
?Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e formacionit të Arsenalit në përballjen e sotme kundër CSKA në Moskë.

Ai ka mbetur në shtëpi për shkak se është i prekur nga gripi. Përveç Xhakës, mungojnë edhe tre lojtarë tjerë të Arsenalit: David Ospina, Henrikh Mkhitaryan, Santi Cazorla.

Deri sa Xhaka mungon, mbrojtësi tjetër shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, do të luajë që nga minuta e parë.

Kjo është ndeshja kthyese dhe Arsenali ka fituar takimin e parë 4-1. Arsenal i ka gjasat për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat