Shefi i FIFA-s: VAR është i domosdoshëm…

Futboll

Shefi i FIFA-s: VAR është i domosdoshëm…

Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:15
Gianni Infantino

Juventus, pas eliminimit nga Champions League kundër Real Madrid, për një penallti shumë të diskutuar në minutën e fundit të ndeshjes, ka kërkuar futjen e VAR (movila në fushë) në ndeshjen e Kupave të Europës.

UEFA merr kohë, e bindur se para se të bazohet te teknologjia duhen marrë garanci perfekte për metodikën e punës.

Por sipas FIFA ky sistem është gati dhe do të përdoret në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpjegon: “Të mbështesësh rezultate më të drejta dhe të duhura në bazë të meritave në fushë është një shenjë respekti për profesionistët që punojnë në botën e futbollit dhe për pasionin e miliona tifozëve.”

“Futbolli ka bërë një hap para me futjen e VAR dhe studimet tregojnë se është 98.2% i saktë. Kjo do të thotë se është absurde të mos e përdorim për të pasur një saktësi dhe drejtësi kaq të madhe. Unë e shoh të domosdoshëm dhe uroj që në Rusi të ketë sukses,” – përfundoi Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat