Kur bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve?

Futboll

Kur bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve?

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:39
Ilustrim

Nesër (e premte) do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në shtëpinë e UEFA-s në Nyon, me fillim nga ora 12:00 sipas kohës sonë lokale, do të bëhet tërheqja e shortit.

Janë katër skuadra që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale, Bayern Munich, Liverpool, Roma dhe Real Madrid.

Ndeshjet e para gjysmëfianle do të luhen më 24 dhe 25 prill, ndërsa të kthimit më 1 maj dhe 2 maj.

Shorti për Ligën e Evropës do të tërhiqet po ashtu nesër nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat