Drama: Strakosha merr përgjegjësinë, Berisha nuk ndalet

Futboll

Drama: Strakosha merr përgjegjësinë, Berisha nuk ndalet

Më: 13 prill 2018 Në ora: 08:47
Thomas Strakasha

Lazio shpërdoroi avantazhin prej 4-2 përballë Salzburg, me italianët që u mposhtën 4-1 në takimin e kthimit, çka bëri që të ishin ata skuadra që eliminohet.

Por, portieri “i të kaltërve”, Thomas Strakasha mori të gjithë përgjigjësitë për humbjen e skuadrës, duke theksuar se gabimi në golin e dytë i kushtoi shtrejtë shokëve të ekipit:

“Djemtë bënë të pamundurën. Ishte gabimi im tek goli i dytë, duke ndikuar dhe ndryshoi të gjithë rrjedhën e lojës më pas.

“Është vërtet zhgënjyese. Nuk duhet që të eliminoheshim në këtë mënyrë. Barazimi ishte një rezultat i drejtë, por të pësosh tre herë brënda 4 minutave është një katastrofë.

“Salzburgu e meritoi gjysmëfinalen, por ne nuk e merituam që të eleminoheshim. Ne duam të shkojmë përpara.”-tha Strakosha për “Lazio Style Channel”.

Pas disfatës në Europa League, Lazio-n e pret një tjetër sfidë “ferri” me të kaltërit që do luajnë këtë fundjavë derbin e qytetit kundër Romës, një duel që do të vendosë shumë dhe për ecurinë e skuadrave dhe do të përcaktojë shumë sa i përket zonës Champions.

Pas eliminimit një nga një të Borussia Dortmund dhe Lazio-s, mesfushori i skuadrës austriake Salzburg dhe kombëtares kosovare, Valon Berisha, ka një tjetër objektiv, të arrijë në finalen e Europa League.

Një objektiv që nuk duket i pamundër për skuadrën austriake që ka pësuar vetëm një humbje në këtë sezon të Europa League, pikërisht atë me Lazio-n në “Olimpico”.

“E dinim se mund ta bënim këtë por nuk doja të flisja para ndeshjes sepse ne jemi një ekip i vogël. Dua të shijojmë këtë dhe të shkojmë në finale.“-ka deklaruar Berisha menjëherë pas ndeshjes.

Salzburg do të mësojë në orën 12:00 rivalin e fazës gjysmëfinale. Në këtë fazë austriakët do të “peshkojnë” njëren prej Arsenal-it, Marseille dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat