Hamilton: Nuk mund ta lejoj më një gjë të tillë

Futboll

Hamilton: Nuk mund ta lejoj më një gjë të tillë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:36
Lewis Hamilton

Në prag të Çmimit të Madh të Kinës, gara e tretë e Botërorit të Formula 1, Lewis Hamilton nuk do që të humbasë më shumë terren ndaj kryesuesit aktual të kampionatit, Sebastian Vettel.

“Do të ketë gjëra interesante, por jam 17 pikë mbrapa dhe nuk mund t’i lejoj më vetes që të humbas ndaj Seb. Nuk mund të humbasim këto përballje me Ferrari-n. Kështu që duhet të sigurohemi që të jemi në një situatë ku nuk kemi vetëm makinën më të mirë, por edhe strategjinë më të mirë”, ka thënë anglezi.

Anglezi ka folur edhe për rrugën që duhet të ndjekë Mercedes: “Do të ulemi dhe do të flasim për dy garat e fundit. Duhet të kemi një marrëdhënie më funksionale. Nëse shikojmë garën e fundit, duhej ta kishim fituar. Vështirësitë për të kuptuar se çfarë duhej të bënim për ta realizuar këtë na kanë bërë të humbasim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat