Yonghong Li i shkruan tifozëve dhe zbulon objektivat e Milan

Futboll

Yonghong Li i shkruan tifozëve dhe zbulon objektivat e Milan

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:06
Yonghong Li

Yonghong Li, me rastin e përvjetorit si pronar i Milan, i ka shkruar një letër tifozëve kuqezi: “Të dashur tifozë, jam shumë i emocionuar për mbushjen e vitit të parë bashkë. Shumë gjëra kanë ndodhur në këto 12 muaj. Verën e kaluar kemi finalizuar investimin financiar më të të rëndësishëm në historinë e klubit, duke i dhënë jetë një ekipi të ri dhe të talentuar, që drejtohet nga një trajner po aq i talentuar si Gattuso”.

“Përfitoj nga rasti për të theksuar edhe një herë se po i dedikojmë të gjitha forcat dhe energjitë tona këtij projekti të rritjes së Milan-it. Kemi akoma shumë rrugë për të bërë për të arritur objektivat tonë dhe për të kthyer skuadrën aty ku e meriton: në majat e futbollit europian. Pasioni i përbashkët që kemi për ekipin do të jenë forca dhe frymëzimi i përditshëm. Yjet janë destinacioni ynë. Forca Milan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat