Basilio rikthehet te Shkupi

Futboll

Basilio rikthehet te Shkupi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:11
Pamje nga stërvitjet e Shkupit

Skuadra e futbollit Shkupi ka vazhduar stërvitjet në vigjilje të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 27-të, kur do të jetë mysafire e skuadrës së Vardarit. Shkupi këtë fundjavë nuk kishte luajtur ndeshjen e javës së 26-të, shkaku që futbollistët e Pelisterit nuk udhëtuan në Shkup, pas helmimit që kishin marrë nga ushqimi.

Por trajneri Zekirija Ramadani ka shfrytëzuar këtë pauzë që ekipi të përgatitet sa më mirë, pasi që nga kjo e diel, orari do të jetë shumë i ngjeshur, ndërsa Shkupi luan tri ndeshjet e radhës në cilësinë e mysafirit. Fillimisht me Vardarin dhe më pas duke filluar raundi i fundit i kampionatit do të jetë në dy sfidat e para mysafir, e Akademija Pandevit dhe Shkëndijës, që më pas me 25 prill luan ndeshjen e parë në Çair, kundër Pobedës. 

Te Shkupi gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë, ndërsa është rikthyer edhe Basilio Ndong i cili shkaku i gripit mungoi për disa ditë në stërvitje, ndërsa prej sot me stërvitje të lehta në ekip është kthyer dhe Stefan Vujçiç, por rikthimi i tij i plotë është ende larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat