Shqipëria zyrtarizon ndeshjen me Uellsin

Futboll

Shqipëria zyrtarizon ndeshjen me Uellsin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:49
Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësore futbolli me Uellsin me datë 20 nëntor në “Elbasan Arena”. “Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor.

Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në garat e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat