Përballje të çmendura në gjysmëfinale të Champions League

Futboll

Përballje të çmendura në gjysmëfinale të Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:04
Pamje nga shorti

Si gjithmonë Champions League në futboll zgjon emocione në mesin e tifozëve anëkënd botës. Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Champions League dhe pa dyshim secila përballje do të jetë më interesante se tjetra. Bayern Munihu takohet me Real Madridin dhe Liverpoolin me Romën.   Sfida mes Bayernit dhe Real Madridit pa dyshim se është sfidë e çmendur apo finale para finales. Skuadra që e njohin mirë njëra – tjetra dhe vështirë është të parashikohet se cila do të jetë më afër finales së madhe.

Edicionin e kaluar, Reali e kishte eliminuar Bayernin pikërisht në çerekfinale. Në ndeshjen e parë Reali kishte fituar në Munih me 2:1, ndërsa në Madrid në kohën e rregullt takimi kishte përfunduar 1:2 për Bayernin. Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kishte fituar Reali me rezultat 4:2 dhe ishte kualifikuar.    

Reali është kampion në fuqi dhe synon edhe një rekord, ta fitojë për herë të tretë rresht Champions League. Liverpooli po kthehet ai i dikurshmi dhe synon finalen e madhe. 

Roma që bëri senzacion kërkon edhe një mrekulli tjetër, ndërsa Bayerni Munihu pretendon finalen dhe pas pesë vjetësh ta rikthejë titullin në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat