Ja pse Jupp Heynckes është “exheli” i Real Madridit

Futboll

Ja pse Jupp Heynckes është “exheli” i Real Madridit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:31
Jupp Heynckes

Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që këto skuadra takohen në dy vitet e fundit, vjet Real Madrid kishte arritur që ta eliminoi skuadrën gjermane në çerekfinale pasi e kishte mposhtur me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Për dallim nga viti i kaluar kur trajner i Bayernit ishte Carlo Ancelotti, këtë vit trajner është ai i cili quhet “exheli” i skuadrave spanjolle.

Flasim për Jupp Heynckes, trajneri 72 vjeçar deri me tani ka mposhtur ekipet spanjolle 7 herë,ndaj asnjë vendi tjetër gjermani nuk ka kaq sukses.

Ndeshja e parë gjysmëfinale Bayern Munich- Real Madrid, do të zhvillohet me datën 24 prill në stadiumin “Allianz Arena” në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat