Flet drejtori i Romës, Liverpooli skuadër e vështirë, nuk është vetëm Salah

Futboll

Flet drejtori i Romës, Liverpooli skuadër e vështirë, nuk është vetëm Salah

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:59
Monchi

Drejtori i Romës Monchi, ka folur kundërshtarin e tyre që do të takohen në Ligën e Kampionëve

Monchi ka thënë që ata do të tentojnë ta mundin Liverpoolin ai po ashtu ka thënë që skuadra nga Anglia, nuk e ka vetëm Mohamed Salahin por e gjithë skuadra e tyre është e mirë,.

Monchi:

“Duket një mundësi e përkryer për t`i kthyer Liverpool-it reston për finalen e 84, për të kthyer lumturinë që nuk mori Roma atë vit. Do të jetë e vështirë, ata janë një ekip shumë i fortë që kane eliminuar Manchester Cityn. Ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të bëjmë atë që kemi bërë mirë me Barcelonën dhe të vazhdojmë në këtë rrugë. Fitorja me Barcelonën na bën të besojmë ne atë që mund te bëjmë, por dy ndeshjet me Liverpoolin do të jenë një tjetër histori. Ne duhet të bëjmë mirë, kështu do të jetë më pak e vështirë. Salah? I gjithë Liverpooli është i forte për mua, jo vetëm Salah. Ata janë një ekip shumë i fortë me lojtarë të rëndësishëm dhe një trajner te madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat