Gjilani dhe Feronikeli ndajnë pikët

Futboll

Gjilani dhe Feronikeli ndajnë pikët

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:54
Foto nga ndeshja

Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola (0-0).

Ndeshja hapëse e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Feronikelit nuk ka sjellë fitues.

Për Feronikelin që tani ka filluar të pajtohet me humbjen e garës për titull, ky ishte barazimi i katërt më radhë.

Pas kësaj ndeshje, skuadra nga Drenasi renditet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e shtatë me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat