De Rossi për Liverpoolin përsërit të njëjtë frazë si para ndeshjes me Barcelonën

Futboll

De Rossi për Liverpoolin përsërit të njëjtë frazë si para ndeshjes me Barcelonën

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:00
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi i Romës në lidhje me shortin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ka folur me elozhe rreth kundërshtarit të tyre. Ai e shikon Liverpoolin si favorit por nga ana tjetër dhe romanët që do të tentojnë shanset e tyre. 
“Liverpooli ka pasur fatin sikurse tonin dhe kemi shfrytëzuar ngjashëm shanset tonat”, ka thënë fillimisht De Rossi për Roma TV.
“Ata mundën Manchester Cityn, të cilët mendova se ishin favoritët për të fituar të gjithë garën, dhe kanë një trajner që më shtyn të çmendem!”
“Prandaj ne jemi të shqetësuar, por kjo është normale. Ishte e njëjtë me Shakhtarin dhe Barcelonën”. “Ata janë një skuadër që luan futboll të mirë, por jemi të bindur se do të kemi shanset tona”.
“Ndeshja kundër Barcelonës ishte ajo që do të mbetet në mendjen e tifozëve, por jemi të përqendruar të bëjmë mirë në derbi”.
“Ne e dinim se ishim të fortë dhe se ne do të merrnim idetë e trajnerit, por nuk mendova se do të shkonim deri këtu”, pëfundoi mesfushori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat