Lojtari i javës në Europa League, “vëllau” i Mohamed Salahut

Futboll

Lojtari i javës në Europa League, “vëllau” i Mohamed Salahut

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:01
Mohamed Elneny

Egjipti po mburret në Evropë me djelmoshat e suksesshëm që ka në futboll. Mohamed Salah padyshim që është krenaria më e madhe e tyre.

Por, Mohamed Elneny është ai që sot i ka bërë krenar egjtiptianët me një sukses të tij.

Ylli i Arsenalit është shpallur Lojtari i Javës në Europa League.

Kujtojmë që Elneny është një nga shokët më të mirë të Salahut sa që njëri tjetrin e thërrasin vëlla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat