Reali duhet të tregojë se me meritë eliminuan Bayernin vitin e kaluar

Futboll

Reali duhet të tregojë se me meritë eliminuan Bayernin vitin e kaluar

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:14
Bayern Munich dhe Rel Madrid

Skuadra e Zinedine Zidane mposhti kampionët e Bundesligës në mënyrë shumë kontraverze sezonin e kaluar, por Los Blancos duhet të tregojnë se janë ekip i madh edhe pa ndihmën e arbitrave

Madridi kishte fituar ndeshjen e parë në Alianz Arena me rezultat 2-1, me Cirstiano Ronaldon që kishte shënuar dy herë, kurse Madrid në shtëpi kishte fituar me rezultat 4-2, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Por, Bayern ishte dëmtuar shumë me largimin nga lojë të Arturo Vidal në Madrid dhe golin e dytë dhe të tretë që ishin totalisht pozitë jashtë loje, e të cilët ishin shënuar në kohën shtesë.

“Kur ju vidhet një ndeshje që ju po e fitonit, është shumë keq. Këto gabime nuk bën të ndodhin në Ligën e Kampionëve”, kishte thënë Vidal pas ndeshjes.

“Kur ne barazuam 2-1 ata frikësoheshin tepër dhe arbitri doli në skenë. Ne luanin si në shtëpinë tonë edhe pse kishim një lojtarë më pak në fushë. Arbitri bëri atë që bëri dhe ne u eliminuam nga Liga e Kampionëve”.

Kartoni i dytë i verdhë për Vidal erdhi pas një sfide që nuk ishte faul, derisa mesfushori i Los Blancos, Casemiro ishte jashtëzakonisht me fat që nuk u përjashtua.

Por, në këtë ndeshje kishte më herët edhe disa vendime në favor të Bayernit.

Në fillim të ndeshjes, Vidal mund të ishte përjashtuar për një ndërhyrje që nuk u bë nga arbitri, kurse Bayernit ju fal një penallti pas një aktrimi teatror të Arjen Robben që shumë arbitra nuk do ta jepnin.

Edhe Robert Lewandowski ishte totalisht offside në golin e dytë, derisa skuadrës gjermane i ishte falur edhe një penallti në ndeshjen e parë në Munich, të cilën ata nuk e shndërruan në gol.

“Ajo çfarë ndodhi në Bernabeu ishte një padrejtësi që tërë bota e thotë”, kishte thënë trajneri i Bayern Carlo Anceloti atëbotë.

Një vit më pas, Reali përsëri është në qendër të vëmendjes për shkak se ka përfituar prapë nga një penallti shumë kontraverse kundër Juventus që bëri që ata të kualifikohen në finale.

Kjo bëri të mundur që Reali të fitojë me rezultat 4-3 një fitore të vështirë pasi që Juventus e kishte barazuar rezultatin në 3-3.

Si Bayerni vitin e kaluar edhe Juve ishin dhe kishte përjashtime nga skuadra. “Skuadra i dha të gjitha. Por, një qenie njerëzore (duke ju drejtuar Michael Oliver) nuk mund ta shkatërroi një eëndërr sikurse kjo në fund kur kishim një rikthim të jashtëzakonshëm dhe një situatë të dyshimtë”, kishte thënë Buffon.

Buffon e bëri këtë deklaratë derisa kjo mund të jetë ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Duhet të jesh vrasës për të bërë dy vendime që i ka bërë arbitri”.

Në gjysmë finale këtë herë, Bayerni mund të ndihen përsëri si nën sopatë shkaku i arbitrave, por jo edhe Madridi. Skuadrat e mëdha gjithmonë fitojnë prej vendimeve të mëdha, por Real nuk janë 12 herë kampionë të Europës shkaku i arbitrave. Ata janë klubi më dominues në Europë edhe në kampionatin vet kurse shorti me skuadrën e Jupp Heynckes duhet të tregojë se ata nuk kanë fituar pa meritë kundër Bayern sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat