Drejtori i Frankfurtit: Bayern, klub jo profesional që nuk respekton askënd

Futboll

Drejtori i Frankfurtit: Bayern, klub jo profesional që nuk respekton askënd

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:40
Fredi Bobic

Ish mbrojtësi i Bayernit e ka kritikuar gjigantët gjerman për emërimin e trajnerit të tyre të ri, pasi që ka thënë se ata e kanë bërë këtë qysh mbrëmë nëpërmes mediave

Tani Fredi Bobic është drejtor sportiv i Eintracht Frankfurtit dhe për të lajmi që Niko Kovac ka nënshkruar kontratë me Bayernin i dal mbrëmë është tepër “pa respekt” nga ana e klubit bavarez.

Bobic ka akuzuar Bayernin se po mendon vetëm për vetveten e jo për të tjerët.

“Oferta për ne ishte befasi në këtë fazë të sezonit, por ne i kemi borxh shumë Kovacit”, tha Bobic për gazetarët të premten.

“Koha ishte e pafat dhe informacioni pa prit del në publik – kësaj here jo prej Frankfurtit por prej Munich – shumë jo prefesionale dhe e pa respektueshme”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat