Heynckes: Nuk frikësohemi nga Reali

Futboll

Heynckes: Nuk frikësohemi nga Reali

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:26
Jupp Heynckes

Sot është hedhur shorti i gjysëmfinaleve të Champions League dhe Bayerni do t’a presë Real Madridin në gjysmëfinalen e parë në Allianz Arena.

Pas shortit, ka thënë disa fjalë trajneri aktual i Bavarezëve, Jupp Heynckes, i cili analizoi shortin.

”Do të jetë një eliminatore eksplozive, por nuk i frikësohemi atyre.”, thotë Heynckes.

”Janë dy ekipe që kanë një traditë të madhe në futbollin Europian, dy ekipe që e pëlqejnë lojën atraktive.”, vazhdoi trajneri veteran.

Sa i përket rikthimit në Bernabeu ai shtoi: ‘‘E njoh stadiumin Santiago Bernabeu si lojtar dhe si trajneri.”, ishin fjalët e Heynckes, i cili fitoi me Real Madridin trofeun e Champions League në vitin 1998.

Në fund ai foli edhe disa fjalë për Cristianon: ‘‘Së bashku me Messin janë dy lojtarët më të mirë në botë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat