Eliminimi i Italisë nga Botërori, Ventura premton se do të rrëfejë prapaskenat

Futboll

Eliminimi i Italisë nga Botërori, Ventura premton se do të rrëfejë prapaskenat

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:33
ilustrim

Toh, kush e sheh sërish! Ose më mirë: e (ri)dëgjon. Gian Piero Ventura, në mikrofonin e Radio Kiss Kiss: dëshira për të folur mbetet, për t’u marrë me argumenta që janë djegur gjithashtu. Kjo është: Itali-Suedi dhe ajo çështje e pazgjidhur e Insigne-s, të cilën ai e ka konsideruar një “vetëvrasje” sportive. Pyetja: nëse ai kthehet pas, do të vendoste në fushë Insigne-n kundër Suedisë? “Nuk e shoh se është ora për të folur, së shpejti do të them të vërtetën”.

Tani jo, nuk mundet. Ventura është ende nën kontratë me Federatën Italiane të Futbollit: si punonjës është së paku minimale që të mos flasë për argumentat dhe të merret me çështje të caktuara. Kontrata e tij është e gjatë dhe përfundon në vitin 2020, por ka të ngjarë që Ventura në fund të këtij sezoni të gjejë një skuadër në Serie A ose B.

“Sigurisht”, thotë ish-trajneri duke iu referuar Botërorit të humbur “janë përgjegjësi të mëdha, por ka edhe gjëra që nuk i dini. Tani nuk mundem, por së shpejti do të mund të përgjigjem për këtë pyetje. Kam vetëm dëshirën për t’u kthyer në fushë dhe për të punuar pas kësaj eksperience të tmerrshme”.

Më pas vijnë fjalët e tij mbi Champions dhe kampionatin. “Roma bëri një paraqitje që pak e prisnin, ndoshta vetëm Di Francesco dhe lojtarët e tij besonin dhe e kanë merituar në fushë. Tashmë duhet të shkojnë në finale, duhet ta bëjnë. Eliminimi i Juventus-it? Mbetet vetëm loja e madhe që kanë bërë, ndoshta me vlerë më të lartë se ajo e Roma-s, pastaj e gjithë ajo që ka ndodhur në fushë është pjesë e futbollit, është një mëkat, do të ishte e drejtë që Juventus të kishte mundësinë që të luante më tej. Nuk kishin gabuar asgjë deri në momentin e penalltisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat