Alison e De Rossi: Të katër gjysmefinalistet të barabartë

Futboll

Alison e De Rossi: Të katër gjysmefinalistet të barabartë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:51
Alisson Becker

Skuadra e Serie A pritet që të takohet me Liverpoolin, por dy yjet e Romës besojnë se nuk “ka shumë dallime”

Allisson dhe Daniele De Rossi presin një ndeshje të vështirë kundër Liverpoolit, por ata po ashtu besojnë se të katër gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve janë nivel i njëjtë.

“Giallorossi” e befasuan Barcelonën në çerekfinale duke kaluar në gjysmëfinale pasi që mposhtën ata me fitore 3-0.

“Ishte kënaqësi kur morëm vesh se me kë do të përballemi”, tha Alisson për Sky Sport Italia pas shortit. 

“Liverpooli është një skuadër e madh. Ata janë duke u bërë të mirë dhe me të mirë. Nuk kanë asnjë humbje në Ligën e Kampionëve këtë sezon pra është një kundërshtarë i vështirë”.

Edhe kapiteni De Rossi pajtohet me deklaratat e shokëve të skuadrës, duke shtuar se ai beson që me shokët e tij do të jenë në gjendje ta mposhtin Liverpoolin.

“E kemi parë shortin dhe gjërat kanë ndryshuar pak, këdo që na kishte ardhur ne do të ndesheshim me ta”, tha ai. “Në këtë fazë, të gjitha skuadrat - - Liverpool, Bayern Munich, Real Madrid – janë skuadra të mëdha dhe të jashtëzakonshëm. Jemi të njëtë”, tha De Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat