Flet Kovac: Ja si më bindi Bayerni

Futboll

Flet Kovac: Ja si më bindi Bayerni

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:52
Niko Kovac

Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munich për tri vitet e ardhshme.

Ai është ende pjese e Eintracht Frankfurt dhe ka kontratë deri në vitin 2019, por Bayern do ta thyej klauzolën që kushton 2 milionë euro.

“Një javë më parë, thashë se nuk kisha kontakte me Bayernin”.

“Pastaj ka pasur një dinamikë, të cilën nuk e kam përjetuar më parë”.

“Kam marr një telefonate dhe një ofertë kontrate, të cilën pastaj e pranova”.

“Ia shpjegova sot (e premte) Bruno Hubner dhe Fredi Bobicit. I kam treguar edhe ekipit sot”.

“Nuk është një problem për mua, fokusi është në ndeshjen e së shtunës dhe ne do të bëjmë çmos për t’u kualifikuar në Evropën”.

“Nuk ka justifikime dhe nuk ka alibi, nuk dua të them më shumë”, ka thënë Kovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat