Parma humbi një mundësi ideale për t’u ngjitur në vendin e dytë të Serisë B, pozicion që të jep të drejtën për të luajtur në Serinë A, sezonin e ardhshëm.
Skuadra emiliane pas 4 fitoresh u ndal nga Citadella në një barazim pa gola në stadiumin Enio Tardini në sfidën që hapi javën e 35-të të Serisë B italiane.
Pavarsisht përpjekjeve të shumta të Parmës, portieri i Citadellas u bë pengesë që skuadra emiliane të merrte tre pikët në këtë sfidë.
Me këtë barazim Parma u ngjit në kuotën e 57 pikëve, teksa pozicionohet në vendin e 4-ët.