Lajme të mira për tifozët që simpatizojnë Neymarin

Futboll

Lajme të mira për tifozët që simpatizojnë Neymarin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:33
Neymar

Ka lajme të mira për shëndetin e Neymar, pas operimit që kishte javë më parë. Neymar ka dhënë indikacione se do të rikthehet brenda një muaji, duke thënë se ai do të jetë gati për Botërorin me Brazilin

Ylli i Paris Saint – Germain ka mbetur jashtë fushave që nga shkurti pasi që theu një asht në shputën e tij gjatë derbit me Marseille, një lëndim për të cilin ai është bërë operacion.

Edhe PSG ka thënë se rikuperimi nga lëndimi për Neymar po shkon mirë dhe se ai ka mundësi të paraqitet edhe për ekipin francez në fund të sezonit.

“Ka mbet edhe një muaj”, tha Neymar për TV Globo kur është pyetur për rikthimin e tij.

“Jam duke përparuar mirë në shërim. Gjithçka po shkon mirë dhe ka mundësi të rikthehem shpejt”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat