Presidenti i Romës optimist për përballjen me Liverpoolin

Futboll

Presidenti i Romës optimist për përballjen me Liverpoolin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:37
James Pallotta

Presidenti i Romës, James Pallotta, beson se skuadra e tij mund të kalojë Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Roma dhe Liverpool do të kërkojnë finalen e kësaj gare, ku do të takohen me fituesin e sfidës Bayern Munich – Real Madrid.

“Më pëlqen që ndeshja e parë është në Liverpool dhe pastaj në Romë”, ka deklaruar Pallotta.

“A mund të fitojmë? Natyrisht se mundemi, pse nuk mundemi? Ne luajtëm me Barcelonën, skuadra që supozohet të jetë më e mira në botë dhe ekipi më i mirë që kam parë në pesë vitet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat