Punime në Old Trafford, por tifozët e Man.United nuk duan zhvendosjen në stadiumin e City-it!

Futboll

Punime në Old Trafford, por tifozët e Man.United nuk duan zhvendosjen në stadiumin e City-it!

Më: 14 prill 2018 Në ora: 00:59
Old Trafford

Manchester United po shqyrton mundësinë për të rritur kapacitetin e stadiumit mitik Old Trafford nga 75 mijë vende në 90 mijë vende pasi kërkesat për të parë ndeshjet e Djajëve të Kuq janë shumë të mëdha. Megjithatë problemi më i madh në këtë çështje qëndron tek fakti se cili do të jetë stadiumi në të cilin Manchester United do të luajë sfidat e saj si skuadër pritëse gjatë periudhës së rikonstruksionit të të ashquajturit teatrrit të ëndrrave. Ideja është që Djajtë e Kuq të luajnë në stadiumin tjeëtër të qytetit pikërisht në Etihad Stadium, por diçka e tillë është refuzuar kategorikisht nga tifozët e United të cilët nuk pranojnë të ulen në shkallët e stadiumit të rivalëve të tyre të urryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat