Lojtari që e veshi fanellën e Barcelonës për shtatë sezone: “Ishte penallti, s’ka diskutime”

Futboll

Lojtari që e veshi fanellën e Barcelonës për shtatë sezone: “Ishte penallti, s’ka diskutime”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:21
Barcelona

Ishte apo nuk ishte penallti, vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediat botërore ajo që ndodhi në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi eliminoi Juventusin me një gol të shënuar nga Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 98’ e që shkaktoi ‘tërmet’.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ishte penallti dhe se aty s’ka diskutime. Të fundit që kanë folur janë ish lojtarët e Barcelonës; Eric Abidal, Hristo Stoichkov, Gary Lineker, Sonny Anderson, si dhe dy legjendat e “Zonjës së Vjetër”, Del Piero e Pirlo.

Hristo Stoichkov: “Ishte penallti, s’ka diskutime. Është e qartë se kishte kontakt, s’ka rëndësi ishte minuti parë apo i 93, kishte kontakt. Këtu duhet fajësuar lojtarët e Juves që në fund të ndeshjes lanë të lirë dy lojtarë në zonë. Ishte penallti”.

Stoichkov luajti për Barcelonën nga viti 1990 deri më 1995, u shot në Parma për një sezon dhe u rikthyer sërish në “Camp Nou”, nga sezoni 1996 deri më 1998.

Edhe Eric Abidal ka folur për këtë, duke thënë gjithashtu se ishte penallti: “Mendoj se në këtë rast, duhet të akordosh penallti, ka kontakt”.

As Pirlo e Del Piero nuk e mohojnë se ishte penallti, bën të ditur “El Chiringuito de Jugones”.

Ata thonë se gjyqtari ka mundur ta kishte evituar, por në asnjë moment dy legjendat e “Zonjës së Vjetër” nuk ka thënë se nuk ishte penallti.

Del Piero: “Në këso lloje të ndeshjes kemi parë nganjëherë jepen penallti, nganjëherë jo”.

Pirlo: “Gjyqtaria ka mundur të evitojë dhe të mos akordojë, ishte apo nuk ishte penallti. Ka mundur ta evitojë”.

Edhe dy ish lojtarë tjerë të Barcelonës, mendojnë se gjyqtari anglez veproi drejtë.

Gary Lineker: “Gjyqtari kishte sigurisht të drejtë, duket qartë, e pamë të gjithë”.

Sonny Anderson: “Për mua, vendimi është i drejtë, Benatia arriti vonë në aksion dhe e pamë se e pengoi Vasquezin ën aksion, kështu që ishte penallti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat