Atletico Madrid me një mungesë të madhe kundër Arsenali-t

Futboll

Atletico Madrid me një mungesë të madhe kundër Arsenali-t

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:00
Atletico Madrid

Diego Costa ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ende nuk i dihet nëse do të ketë mundësinë të luajë në gjysmëfinalen e Europa League kundër Arsenal.

Costa u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së humbur kundër Sporting, ku gjithsesi Atletico Madrid arriti të kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 2-1, dhe më pas shorti e vuri përballë Arsenali-t.

Klubi i Atletico Madrid komunikoi se Costa ka pësuar një tërheqje dhe është në dyshim për ndeshjen e parë që do të luhet në Londër më 26 prill, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në “Ëanda Metropolitano”, më 3 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat