Salah: Kemi mundësi ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Futboll

Salah: Kemi mundësi ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:50
Mohamed Salah

Liverpool mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, sipas autorit të 39 golave në këtë sezon, Mohamed Salah. “Reds” eliminuan liderët e Premier League, Manchester City, në çerekfinale, për t’u përballur tashmë me klubin e vjetër të Salah, Roma, e cila likujdoi Barcelonën në po të njëjtin raund.

Salah pranon se ka ende një mënyrë për të shkuar përpara dhe se Liverpool po mendon për një titull të gjashtë europian. “Ne mund ta fitojmë Champions-in tashmë, pasi jemi në gjysmëfinale, – tha egjiptiani për CNN.

– Unë gjithmonë them që i marrim gjërat hap pas hapi, por ne jemi në gjysmëfinale dhe çdo gjë mund të ndodhë. Gjithkush shkoi në çerekfinale me këtë emocion, që ne duhet të fitojmë, të kualifikohemi. Tani, me gjysmëfinalen, janë vetëm dy ndeshje deri në hapin e fundit”, përfundoi Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat