Champions League, “ribashkohen” Wijnaldum e Strootman

Futboll

Champions League, “ribashkohen” Wijnaldum e Strootman

Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:05
Georginio Wijnaldum dhe Kevin Strootman j

Georginio Wijnaldum dhe Kevin Strootman janë rritur te Akademia e Futbollit e Sparta Roterdamit dhe pas shortit Liverpool-Roma, ata i kanë dërguar mesazhe njëri tjetrit, teksa edhe klubi holandez ka reraguar duke treguar se ku janë rritur këta dy mesfushorë.

Do të ketë disa “ribashkime” me rastin e ndeshjes së Champions League mes Liverpool dhe Roma në gjysmëfinale. Do të jetë sfida e Salah ndaj ish-skuadrës së tij dhe “të kuqtë” do të vizitojnë një nga stadiumet ku triumfuan në Europë në mesin e viteve ’80.

Por, shumë pak e dinë se do të jetë edhe një përballje mes dy lojtarëve të rritur te Akademia e Futbollit e Sparta Roterdamit, Georginio Wijnaldum dhe Kevin Strootman.

Klubi holandez ka qenë i pari që nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxituar të tregojë se ku janë rritur si futbollistë këta dy mesfushorë, duke postuar një mesazh në “Twitter” ku shkruhej: “Kevin Strootman dhe Georginho Wijnaldum: vite më parë shok ekip te moshat e Sparta, tani kundërshtarë në gjysmëfinalet e Champions League.” Ky postim shoqërohej me një fotografi të dy holandezëve kur ishin fëmijë.

Mesfushori i Liverpool, Wijnaldum, gjithashtu ka postuar një mesazh ku shkruante: “Short emocionues, shihemi së shpejti Strootman.”

Përgjigja e lojtarit të Roma nuk ka vonuar: “Shihemi së shpejti vëlla…”

Stoortman dhe Wijnaldum janë pjesë e kombëtares holandeze dhe kanë luajtur përkatësisht 39 dhe 47 ndeshje me “tulipanët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat