Sarri mbetet te Napoli

Futboll

Sarri mbetet te Napoli

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:49
Aurelio De Laurentiis dhe Maurizio Sarri

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë një deklaratë para gazetarëve në prezantimin e spotit “Race for the cure”, në “Casa del Cinema”, në Romë.

Numri një i Napolit dëshironte para së gjithash të fliste për të ardhmen e trajnerit Maurizio Sarri.

“Sarri ka një kontratë deri në vitin 2020, tashmë i është propozuar përtëritja e saj, – shpjegoi ai. – U takuam në janar në Toscana. Sarri e di saktësisht se çfarë mendoj dhe ka gjithë respektin tim. Pra, kur të dëshirojë të nënshkruajë, madje me çdo ndryshim të kërkuar nga ai, për të cilin ne jemi gjithmonë në dispozicion, në mënyrë demokratike dhe racionale për negocim dhe diskutim, jemi gati.

Ardhja e tij te Napoli ishte zgjedhja ime. Kam marrë fyerjet nga tifozët, por unë kam shpatulla të mëdha dhe e dija se çfarë po bëja. I kam thënë Sarrit që të diskutojmë së bashku se çfarë duhet të bëjmë, të gjejmë zgjidhjet, jam në dispozicion të tij 24 orë në ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat