“Messi ishte i pafuqishëm, Cristiano lider më i mirë”

Futboll

“Messi ishte i pafuqishëm, Cristiano lider më i mirë”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:04
Messi dhe Ronaldo

Hleb mendon se Ronaldo është më shumë lider se Messi në fushë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Alexander Hleb, ka thënë se Cristiano Ronaldo është lider më i mirë se Lionel Messi, por ende mendon se ky i fundit është lojtari më i mirë në botë.

Barcelona pësoi debakël në Itali nga Roma, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve. Pavarësisht se për disa minuta kishte shiritin e kapitenit, Leo nuk bënte rrolin e liderit në fushë, për dallim nga Cristiano Ronaldo që insistonte nga bashkëlojtarët të qëndronin të fokusuar gjatë ndeshjes të cilët ishin afër eliminimit nga Juventusi.

“Naturisht, Messi është më i miri në botë”, tha 36 vjeçari për “Sport Express”. “Ai është lider i Barcelonës”.

“Ai ka misionin që ta ndihmojë ekipin në momente të vështira, por (kundër Romës) nuk krijoi asnjë shans. Ishte i pafuqishëm”.

“Me gjithë respektin për Leon, Ronaldo është lider më i mirë për ekipin e tij se Messi”, përfundoi Hleb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat