Iniesta prek zemrat e gjithë tifozëve me këtë deklaratë

Futboll

Iniesta prek zemrat e gjithë tifozëve me këtë deklaratë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 19:39
Andres Iniesta

Duket e pashmangshme ndarja mes Barcelonës dhe Andres Iniestas në fund të sezonit.

Mesfushori 33 vjeçar gëzoi një paraqitje të mirë në fitoren 2:1 të Barcelonës ndaj Valencias, për t’u larguar me duartrokitje të mëdha nga fusha e lojës.

Por gjithë këto duartrokitje nuk do të ndikojnë që Iniesta të ndryshojë mendjen rreth së ardhmes së tij.

“E di se çfarë do të bëjë me të ardhmen time. Unë e kam mbështetjen e tifozëve dhe gjithmonë e kam pasur, por kjo është diçka që nuk do të ndikojë në ndryshimin e vendimit tim”, ka deklaruar Iniesta, duke lënë të kuptohet se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona për një aventurë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat